Presidenti i Maqedonisë së Veriut falenderon Metën në gjuhën shqipe
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit nga kreu i shtetit Ilir Meta. Dy presidentët diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për hapat që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të ndërmarrin për çeljen e negociatave me BE.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Pendarovski falënderon Presidenti Ilir Meta për pritjen e rezervuar. “Sot jam në vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë. E falënderoj presidentin Ilir Meta për pritjen e përzemërt. Marrëdhënie dhe përpjekje miqësore bilaterale të përcaktuara për të ardhmen evropiane të të dyja shteteve”,- shkruan Stevo Pendarovski.
Sot jam në vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë. E falënderoj presidentin @ilirmetazyrtar për pritjen e përzemërt. Marrëdhënie dhe përpjekje miqësore bilaterale të përcaktuara për të ardhmen evropiane të të dyja shteteve #VizitëzyrtareShqipëri pic.twitter.com/he8N0nVsN6
— Stevo Pendarovski (@SPendarovski) October 26, 2019