Presidenti i PE, Schulz më 14 korrik vjen në Tiranë, fjalim në Parlament

 

Pas vizitës historike të kancelares gjermane, Merkel më 14 korrik, Tiranën do të vizitojë  presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz.  Njoftimin e ka bërë të ditur kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta në mbyllje të seancës së sotme parlamentare.

Meta ftoi të gjithë deputetët të jenë të pranishëm në orën 11:00 në fjalën përshëndetëse të Schulz në Parlamentin e Shqipërisë.

Ilir Meta: Ditën e martë, më datë 14 korrik në orën 11:00, të gjithë deputetët janë të ftuar këtu për të marrë pjesë në seancën ku do të përshëndesi Presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz.

SHKARKO APP