Presidenti i PE-së mbërrin në Tiranë. Takime me Metën, Ramën dhe opozitën
Këtë të hënë Shqipërinë do ta vizitojë Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli. Ai do të qëndrojë dy ditë në Tiranë, ku do të takohet me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin, si edhe me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe të LSI-së, Monika Kryemadhi. Mësohet se në qendër të vizitës do të jetë çështja e negociatave me shpresën se në muajin mars do të ketë një dritë të gjelbër për Shqipërinë pas refuzimit të tetorit.
Agjenda
3 shkurt
Në orën 11:00 takohet me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca
Në orën 11:30, takohet me Kryeministrin e vendit, Edi Rama, konferencë në orën 12:15
Në orën 14:45 takohet me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare
Në orën 15:15 Sassoli do të mbajë një fjalë në seancën plenare
Në orën 16:00 takim me Presidentin Ilir Meta
4 shkurt
Në orën 10:45 takim me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin në selinë e PD