Presidenti i Polonisë vjen sot në Tiranë, pritet nga Begaj. Zbardhet agjenda

Presidenti i Polonisë Andrzej Duda vjen sot për një vizitë zyrtare në Tiranë. Duda do të pritet me ceremoni shtetërore nga homologu i tij Bajram Begaj.

Në këtë vizitë, Duda do të jetë i shoqëruar edhe nga Zonja e Parë e Polonisë, Agata Kornhauser-Duda. Pas takimit në Presidencë, Begaj dhe Duda do të mbajnë një konferencë për shtyp në orën 12:20. Më pas dy homologët do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik, Shqipëri-Poloni.

Presidenti Dudaj shoqërohet në këtë vizitë nga një përfaqësi sipërmarrësish polakë, të organizuar nga Agjencia Polake e Investimeve dhe Tregtisë (PAIH).

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë qëndrimit në Shqipëri Presidenti Dudaj do të zhvillojë edhe një vizitë të shkurtër në qytetin e Krujës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Agjenda

11:00-11:20 Pritja e mirëseardhjes me ceremonial zyrtar nga Presidenti i Shqipërisë, Sh.T.Z.Bajram Begaj dhe Zonja e Parë Armanda Begaj

12:20-12:50 Konferencë e përbashkët për shtyp

16:30-17:15​ Pjesëmarrje e dy krerëve të shteteve në Forumin Ekonomik, Shqipëri-Poloni

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?