Presidenti Bajram Begaj ka postuar status për “Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi te Kufizuara”
Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka postuar status për “Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi te Kufizuara”.
Ai shkruan: “Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi te Kufizuara, le t’i shtojme përpjekjet për të hequr pengesat me të cilat përballen ata, në veçanti fëmijët.
Të zbatohen dhe respektohen të drejtat e tyre të
garantuara me ligj, për më tepër përfshirje, punësim dhe mbrojtje sociale!
Te bëhemi bashkë në jetësimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm që gjithkush të ndihet i vlerësuar e të ketë një jetë dinjitoze!”