Presidenti i ri/ Alibeaj përjashton Komisionin e Rithemelimit: Konsultimet veç me deputetët e PD-së, dhe aleatët
Pas mbledhjes slë grupit parlamentar të PD-së, me të pranishëm 25 deputetë, kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj tha se konsultimet do bëhen vetëm me deputetët e PD-së, dhe me aleatët. ”Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër. Kjo është e para. Ne nuk kemi ngut mes nesh për t’i konsultuar të gjithë deputetët e PD, që të shprehin opinionin e tyre dhe vullnetin e tyre për procesin, por edhe emrat. Kjo ishte e para që unë dua ta them publikisht, do konsultohemi dhe me aleatët. Dëshirat dhe kërkesat e tyre. Vetëm kështu ky proces do të ecë më parë. Flas për anëtarët e grupit parlamentar të PD”,-tha Alibeaj.
I keni 20 firma për emrin e presidentit?
Alibeaj: Nuk marr garanci as nga Balla, as Gjiknuri, as Rama. Në dokumentin që kemi shpërndarë është e thjeshtë në atë që është procedurë. E drejta për të propozuar është e opozitës, me 4 emra. Mes tyre, maxhoranca duhet të zgjedhë dy prej tyre. Jo vetëm procesi është i përbashkët, dhe mbas këtij hapi të dytë ka një të drejtë. Mes dy kandidaturave duhet të shkohet me një të vetme. Me garanci që të kemi votë të përbashkët. Kjo kandidaturë do të mbështetet.
Nuk keni mbështetejen të gjithë opozitës, si besoni tek Rama?
Alibeaj: Procesi është parlamentar, deputetët marrin pjesë. Kolegët ma adresuan mua dhe ata vetë që të bëjnë çfarëdolloj tentativash për sjellje individuale. Sot, shumica 26 kolegëve iu përgjigjen pjesëmarrjes në mbledhjen e grupit.
Nëse kandidatura që shkon të hënën nuk merr mbi 20 firma nga PD, do shkoni?
Alibeaj: Do jetë kandidatura që do të ketë mbështetje të përbashkët. Do të ketë mbështeteje nga palët. Jemi futur me devicionin dhe përkushtimin më të madh.
https://kohajone.com/skam-garanci-nga-balla-rama-apo-gjiknuri-alibeaj-kandidatet-duhet-te-kene-mbeshtetjen-e-paleve/