Presidenti i ri, Berisha: Proces fars e qesharak sipas rregullave të mafias

Sali Berisha e konsideron procesin për zgjedhjen e Presidentit të ri një farsë vulgare dhe qesharake, sipas rregullave të mafies për të kapur nga Edi Rama institucionin e fundit të shtetit. Duke e dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë proces, Berisha thekson se “Rama pas grabitjes së mandateve në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 po përdhos institucionin e Presidentit të Republikës dhe me mandate kallpe po e uzurpon atë”. Për Berishën dërgimi i emrave me email nga Shoqëria Civile bëhet pasi nuk guxon t’i shqiptojë në publik emrat.

Postimi i plotë

Farsa e zgjedhjes se presidentit! Një farsë vulgare, qesharake, por dhe sipas rregullave të mafies për të kapur nga Edi Rama institucionin e fundit të narkoshtetit.

Të dashur miq, i damkosur si kreu i organizatës kriminale të aferës së incineratorëve, aferë e cila ka jehonë të fuqishme në Bruksel dhe Washington, i demaskuar nga Kongresi i fundit të partisë që ishte një copy-paste e tubimeve të Cosa Nostra-s, i tmerruar nga mundësia e aktit të tradhtisë së lartë të skapit të partisë që mund të marrë për dobësi mbështetjen e tij dhe të PS dhe në vend që të skapi Berishën siç urdhëroi publikisht t’u kthehet atij dhe narkoministrave të tij, Edi Rama nisi farsën e procesit të kapjes së institucionit të fundit, atij të Presidentit të Republikës për të kapur kështu 96,8% të të gjitha pushteteve në Shqipëri.

Në këtë proces shpifarak Edi Rama ka vendosur të aplikojë:

1- Emrat në zarfe top sekret që vetëm ai i hapën!

2- Shoqëria Civile e cila emrat duhet t’i dërgojë me email, të mos guxojë t’i shqiptojë në publik emrat.

3- Negociata me opozitën e emëruar apo Basho-opozitën mbasi e ka të qartë se opozita e vërtetë nuk do merrte pjesë kurrë në një farse vulgare, qesharake dhe mafioze me të cilën Edi Rama do të realizojë pushtetin absolut në Shqipëri.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë proces farse, me të cilin Edi Rama pas grabitjes së mandateve në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 po përdhos institucionin e Presidentit të Republikës dhe me mandate kallpe po e uzurpon atë.

SHKARKO APP