Presidenti i ri, deputeti Boçi: Alibeaj dëshiron që të legjitimojë procesin tallës të Ramës

Edhe pse PS-ja i ka votat për të zgjedhur e vetme Presidentin e ri, sërish kërkon që të zgjidhet edhe me votat e opozitës.

Deputeti i PD-së, anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Luçiano Boçi thotë se mbledhja e grupit parlamentar, është tentativa e disatë e Enkelejd Alibeajt për të legjitimuar procesin tallës, ndërsa shtoi se grupin e negociatave e zgjedh Komisioni i Rithemelimit.

”Kriteret e redaktuara në zyrat e pushtetit e të paraqitura në mënyrë të gënjeshtërt si mendime të PD, nuk mund të shiten për standarte e parime e as për procedurë. Ato janë thjeshtë manipulime individësh që për interesa e axhenda personale duan të bëhen pjesë e farsës tallëse të Ramës, që ky i fundit të fusë në xhep lehtësisht kukullën e rradhës”,-shkruan në facebook..

Postimi i plotë

Presidenti nuk mund të jetë produkt farsë! Tentativa e disatë e Alibeajt për të retushuar e legjitimuar procesin tallës të Ramës për zgjedhjen e Presidentit, duke futur në lojë me zor një pjesë të Grupit Parlamentar, nuk mund të vazhdojë.

Çdo rol që udhëzohet e zbatohet për interes të Ramës bie ndesh me interesat e demokratëve dhe të publikut. Politikisht procesin e orienton këshilli kombëtar dhe grupin e negociatave e përcakton komisioni i rithemelimit. Asnjë i komanduar apo i emëruar tjetër e nga të tjerë nuk mund të dalë mbi ketë organ.

Kriteret e redaktuara në zyrat e pushtetit e të paraqitura në mënyrë të gënjeshtërt si mendime të PD, nuk mund të shiten për standarte e parime e as për procedurë.

Ato janë thjeshtë manipulime individësh që për interesa e axhenda personale duan të bëhen pjesë e farsës tallëse të Ramës, që ky i fundit të fusë në xhep lehtësisht kukullën e rradhës.

SHKARKO APP