“Presidenti i ri do të zgjidhet me 85 vota”

Dilemën e presidentit të ri e sqaron analisti Analisti Lorenc Vangjeli. Ai ka deklaruar në emisionin “Log” të gazetarit Endri Xhafo, se Presidenti i republikës do të zgjidhet me 84 vota.

Megjithëse në raundin e katërt Presidenti kërkon shumicë të thjeshtë votash, analisti Vangjeli tha se Rama do të gjejë deputetë në grupet opozitare dhe do të nxjerrë Presidentin e ri me 84 ose 85 vota.

Vangjeli: Sfida e Edi Ramës nuk është të zgjedhë presidentin e Republikës, por të konfirmojë në krye të Republikës, Presidentin e nesërm. Mos iu duket habi që ndonjë nga grupet e tjera parlamentare të opozitës dhe socialistët do të bashkojnë votat me të. Unë po them Edi Rama do dalë dhe do thotë se për herë të parë i dhamë vendit një president konsensual me 84 ose 85 vota.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vangjeli: Edi Rama do të gjejë deputetë të tjerë të grupeve të tjera parlamentarët cilët vendosin qëllimet e vendit para interesave të tyre partiake që i jep Shqipërisë një President konsensual. Më shumë se emri i presidentit, për Ramën kishte rëndësi procesi, por lepurushët budallenj të politikës nuk e kuptuan

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?