Presidenti i ri, Gjiknuri: Prisja më shumë seriozitet nga PD-ja. Emrat s’kanë pse bëhen publike

I mandatuari i Partisë Socialiste për çështjen e Presidentit të ri, Damian Gjiknuri thotë se priste më shumë seriozitet nga PD-ja, dhe për të emrat nuk kanë pse bëhen publike.

”Raundi i tretë është ditën e hënë. Situata nuk është e mirë në PD, ne prisnim më shumë seriozitet në atë proces që të uleshine të negocionin. Ata e kanë mundësinë të vijnë me disa kandidatura dhe s’kanë përse ti bëjnë publike.

Nuk e kuptoj cfarë është kjo negociatë me kamera, duhet transparenca por jo kështu. Aftësia e lidershipit duket se si i merr vendimet jashtë kamerave. Për emrat nuk dilet në publik në fillim, unifikohet qëndrimi për 2-3 emra dhe negociohet pa i nxjerë në publik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mund të thuash që unë kam disa emra dhe ti mi prano. Është çështje e një konsenusi të gjerë të një force jo të një individi. Alibeaj ka një keqmenaxhim të grupit të tij”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?