Presidenti i ri? Meta: Negociatat PD-PS një farsë, asnjë problem nëse pasardhësi im është socialist

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta thotë se negociatat që PS-ja kërkon të bëjë me PD-në për Presidentin e ri është një farsë. Po ashtu ai tha se nuk ka asnjë rëndësi nëse pasardhësi i tij është socialist, por që mjafton të jetë person me integritet.

“Të gjitha lojërat pas 25 prillit, përfshirë dhe këtyre farsave e negociatave për zgjedhjet e Presidentit janë për tu dhënë një legjitimitet këtyre gjërave.

Për mua nuk ka asnjë rëndësi nëse Presidenti i vendit është socialist, mjafton të jetë person me integritet, nëse ata e ndjejnë që kanë një shumicë të mjaftueshme e legjitime për të zgjedhur presidentin e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rast se ata e ndjejnë se se duhet të jetë një President nga opozita për të rregulluar balancat, atëherë ata duhet t’ua kalojnë atyre”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?