Presidenti i ri nga PS? Ilir Meta: Në 2017 Rama insistoi për mua

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka folur për kreun e ri të shtetit që do të zgjidhet këtë vit. Ai ka treguar se ka insistuar Edi Rama që në 2017 pikërisht Meta të zgjidhej president.

“Unë jam zgjedhur President me propozim të socialistëve. Ka qenë insistim i vetë z.Rama që në kushtet kur PD refuzoi ofertën që të merrte Presidentin, këtë detyrë e mora me bindje për të shpëtuar institucionin e Presidentit nga ilegjitimiteti.

Ka qenë një zgjedhje e imponuar nga rrethanat dhe uroj ta kem kryer me përgjegjshmëri të lartë këtë detyrë.

Jam shumë krenar për gjithçka kam bërë këto vite. Midis pushtetit dhe demokracisë unë zgjedh të mbaj premtimin që kam bërë kur jam zgjedhur President, unë jam për demokracinë”.

SHKARKO APP