Presidenti i ri, Patozi: Mazhoranca dhe opozita kanë të dyja qasje të gabuar

Ish-nënkryetari i PD-së Astrit Patozi, thotë se mazhoranca dhe opozita kanë të dyja një qasje të gabuar në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri.

“PS-ja e ka detyrim që ta ftojë opozitën në negociata. Nuk ka detyrim të marrë parasysh çdo lloj kushtëzimi të opozitës. Edhe opozita e ka detyrim pjesëmarrjen në negociata dhe nuk mund ta largojë dot veten nga kjo detyrë kushtetuese. Opozita nuk ka detyrim që të pranojë çdo lloj pazari të mazhorancës. Opozita nuk duhet të kompleksohet, duhet të shkojë në këto negociata, qoftë edhe për të dekonspiruar farsën e mazhorancës, nëse do të ketë një të tillë”.

Për të mazhoranca sot ka humbur të drejtën për t’i dhënë solemnitetin e duhur zgjedhjes së Presidentit. ”Meta nuk u zgjodh për të qenë President normal, por për t’u “internuar” në Presidencë, që t’i hiqej qafe Edi Ramës”.

SHKARKO APP