Presidenti i ri, sot afati i fundit për propozimin e kandidatëve. Asnjë emër nuk bëhet publik
Sot është data e fundit kur mund të propozohet një kandidat për President Republike për raundin e parë.
Sot deri në orën 16:00 është afati i fundit për dorëzimin e kandidatëve për Presidentin e ri, pasi nesër (16 maj) në orën 17.00 do të mbahet raundi i parë për kreun e shtetit.
Në negociatat e së premtes me mazhorancën e përfaqësuar nga Taulant Balla, Partia Demokratike e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj nuk shkoi në takim, ndërkohë që Partia Socialiste ka përjashtuar negociatat me Komisionin e Rithemelimit te Berishës.
Për zgjedhjen e Presidentit janë pesë raunde votimi, ku tre të parët kërkojnë 3/5 e votave ose 84 deputetë që PS-ja nuk i ka e vetme.
Të gjithë sorollaten për emrin, por vetëm një njeri e di emrin e saktë se kush do të jetë presidenti i ri. Ai është vetëm Edi Rama i cili e mban në xhep emrin e kreut të shtetit. Të tjerët bëjnë kot sikur e dijnë.