Presidenti i ri? Topi: Janë 5-6 figura me vlera të forta politike, por që janë jashtë Parlamentit

Kush do të jetë Presidenti i ri? Bamir Topi thotë se janë 5-6 personalitete me vlera shumë të forta politike, por që sot jashtë parlamentit dhe tek ata ai e sheh kreun e ri të shtetit.

“Duhet të jetë një president politik, është domosdoshmëri, do të thoni po e paragjykoni. Jam i bindur se edhe me ato pak kompetenca që i kanë lënë presidenti, tek e fundit është institucioni i fundit.

Duhet të ketë eksperiencë politike. Është e vështirë të ndash majtas dhe djathtas, po i largohem formacioneve aktuale politike. Kush është sot jashtë politikës?

Janë disa vlera shumë të forta politike, akademike që janë parë si armiq dhe sot janë jashtë parlamentit. Janë një grup njerëzish, së paku 5-6 që janë jashtë parlamentit, por që janë në një moshë që e kanë arritur ekuilibrin”.

SHKARKO APP