Presidenti i ri votohet të shtunën në orën 18:00, ja kur do të mësohet emri i kandidatit të mazhorancës
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, propozoi sot në Konferencën e Kryetarëve që votimi për Presidentin e ri të vendit të zhvillohet ditën e shtunë, më datë 4 qershor, ora 18:00.
Ndërsa afati i depozitimit të kandidaturës është data katër qershor ora 12:00 në Sekretarinë e Kuvendit. Balla tha se afati i shqyrtimit të kandidaturës nga Komisioni i Ligjeve është data 4 qershor ora 16:00.
Pra PS e ka zgjedhur presidentin ndërkohë që opozita doli shterpë.