Presidenti i Shqipërisë? Sokol Balla: Një prokuror që ka hetuar mafien

Kur politika nuk e ka gjetur ende një emër të përbashkët për Presidentin e ri të Shqipërisë, Sokol Balla thotë se në krye të shtetit duhet të jetë një prokuror që ka hetuar mafien. Por për të, Edi Rama do të vendos atë që dëshiron ai.

“Do doja të ishte një ish-gjykatës kushtetues, një ish-gjykatës i lartë, një ish prokuror i përgjithshëm, një prokuror që ka hetuar mafien, krimin si Mattarella në Itali.

Ti kthehesh në Shqipëri këtu i ke të gjithë në Vetting, të hetuar, nën hetim për prona, ndjekje penale dhe këtu ti zhgënjesh dhe thua okay do kthehem tek politika, por çfarë do të shohësh tek politika, cila është zgjedhja.

Unë besoj që kreu i maxhorancës së majtë do të zgjedhë kë t’i dojë kokrra e qejfit të tij, do ia imponojë së pari të djathtëve, së dyti parlamentit dhe së treti të gjithëve ne”.

SHKARKO APP