Presidenti i zgjedhur, Bajram Begaj pritet nga ambasadori britanik në Tiranë

Ende pa nisur nga detyra, Bajram Begaj tashmë ka marrë rolin e ri, atë si President. I zgjedhur për të drejtuar institucionin e Presidencës për 5 vitet e ardhshme, Begaj ka zhvilluar sot takimet e para, pasi u votua në Kuvend me 78 vota.

Begaj u prit nga ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith dhe nga i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach. Këta të fundit vlerësuan qëllimin e Begajt për t’i shërbyer interesave afatgjata të popullit shqiptar.

”Diskutuam rëndësinë e sigurisë rajonale, duke adresuar rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve dhe garantimin e standardeve më të larta në detyrat publike dhe emërimet.

I dërguari i Posaçëm, Sir Stuart Peach, ndodhet në vizitë dy ditore në Shqipëri me synimin për të përforcuar angazhimin e Britanisë për të bashkëpunuar me udhëheqësit shqiptarë dhe liderët e tjerë, për të promovuar në të gjithë rajonin institucione të forta demokratike dhe shoqëri të hapura.

Si aleatë të ngushtë, do të angazhohemi me Presidentin e zgjedhur Begaj që Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria të adresojnë sfidat e përbashkëta dhe të krijojnë mundësi të reja bashkëpunimi për të dyja vendet tona”,- shprehet ambasadori Alastair King-Smith.

SHKARKO APP