Presidenti Ilir Meta: Në këto 5 vite u tradhëtova nga miqtë dhe armiqtë që i shërbejnë Ramës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sonte është i ftuar në ”Top Story”, ku do të rrëfejë gjithçka nga mandati i tij 5-vjeçar që mbaron këtë korrik. Meta foli dhe mbi punën e tij 5-vjeçare në krye të shtetit, ku tha se u tradhëtua dhe u la i vetëm nga miqtë dhe armiqtë në projekt të kapjes së shtetit nga qeveria.

“Mezi po pres të dal nga një ëndërr. E kam me shumë qetësi. Kjo periudhë e Presidencës që ende nuk ka mbaruar ka tre faza. Është faza e parë që kemi dhe disa deklarata nga kryeministri Rama që ky është presidenti më i mirë. Thoshte ashtu se ashtu i interesonte. Ajo ishte një presidencë normale deri sa opozita dogji mandatet.

Besoj tani të gjithë e kanë të qartë se çfarë ka ndodhur. Kokluzioni im është i qartë dhe i prerë dhe me shumë prova.

Pozicioni im gjatë këtyre 5 viteve, sidomos gjatë këtyre 3 viteve të fundit, Ilir Meta kanë qenë i vetëm, i tradhëtuar dhe i minuar nga miqtë dhe armiqtë, përmes korruptimit të opozitës, që vetëm i kanë shërbyer kapjes së shtetit nga kryemministri aktual”.

SHKARKO APP