Presidenti Ilir Meta pritet me ceremoni zyrtare në Maltë: Takim i frytshëm

Presidenti Ilir Meta këtë të mërkurë është pritur me ceremoni zyrtare në Maltë. Kreu i shtetit, ka falënderuar homolgoun George Vella për mikpritjen, ku vlerësoi kontributin e çmuar të komunitetit maltez në Shqipëri në fushën sociale dhe atë të arsimit. ”Shpreha kënaqësinë për mikpritjen dhe mirë-integrimin e komunitetit shqiptar në Maltë ndër vite, duke theksuar rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje dypalëshe për punësimin sezonal”.

Postimi i plotë

Në takimin shumë të frytshëm me Presidentin e Maltës, Sh.T.Z. George Vella vlerësuam sot marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe nënvizuam vullnetin për forcimin e mëtejshëm të tyre, në dobi të rritjes së shkëmbimeve në fushat me interes të ndërsjellë.

Vlerësova kontributin e çmuar të komunitetit maltez në vendin tonë në fushën sociale dhe atë të arsimit, si dhe shpreha kënaqësinë për mikpritjen dhe mirë-integrimin e komunitetit shqiptar në Maltë ndër vite, duke theksuar rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje dypalëshe për punësimin sezonal.

Mirënjohje për mbështetjen e vyer dhe të vazhdueshme që Malta i jep Shqipërisë në procesin e saj të integrimit në Bashkimin Europian.

SHKARKO APP