Presidenti Ilir Meta: Të informohen qytetarët për procesin zgjedhor dhe votën preferenciale

Kreu i shtetit, Ilir Meta në një konferencë për mediat deklaroi sot se qytetarët duhet të informohen për procesin zgjedhor dhe ndryshimet që janë bërë në Kodin Zgjedhor.
Nuk ka kohë, të informohen qytetarët për votimet, listat e kandidatëve dhe votën preferenciale”,- tha Meta.

Kreu i shtetit deklaroi se qytetarët duhet të kuptojnë rëndësinë që ka vota dhe e drejta e tyre kushtetuese për të vendosur për të ardhmen e vendit. “Për mua nuk kanë rëndësi koalicionet dhe emrat, por që qytetarët të votojnë në mënyrë normale, që kandidatët të jenë të pastër dhe të mos përfshihen kriminelë.  Do të ndëshkojmë në mënyrë të merituar këdo që do të përpiqet të prekë një votë dhe të dëmtojë të ardhmen e vendit. Gjithë qytetarët, në mënyrën më të qetë, më civile të mos ndikohen nga presionet, as nga sondazhet e oligarkisë që duan të krijojnë idenë e mos ndryshimit. Të gjithë të kuptojnë se vota e tyre është fuqia reale që kanë për të ndryshuar Shqipërinë. Këto zgjedhje janë të rëndësishme jo për 4 vite që vijnë, por për 100 vite që vijnë, që Shqipëria të fitojë kredencialet demokratike.

Tani ka vetëm një gjë rëndësi, vota e çdo qytetari të jetë e barabartë, të shprehen të lirë dhe të informohen të gjithë për të gjitha figurat e lidhura me krimin”,- deklaroi kreu i shtetit.

SHKARKO APP