Presidenti italian Napolitano njofton dorëheqjen “Kam dhënë më të mirën time”

Presidenti iatlian Giorgio Napolitano ka shfrytëzuar fjalimin tradicional të fundvitit për të njoftuar dorëheqjen e tij. Ai ftoi "Dhomat" dhe forcat politike të përgatiten për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

 

“Unë thjesht them se kam për detyrë të mos nënvlerësoj shenjat e lodhjes”, ka thënë Napolitano duke shtuar se dorëheqja e tij nuk do të ndikojë në punën e Parlamentit, pasi është një zgjedhje personale.

 

Napolitano theksoi se mandati i dytë si president ishte vendimtar për t’i dhënë Italisë një qeveri dhe për të inkurajuar një ballafaqim më konstruktiv midis palëve kundërshtare.

 

“Kam dhënë më të mirën time në kaq shumë vite të presidencës sime”, tha Napoletano i cili përfundoi fjalën e tij me shpresën se 2015-a është viti i rezultateve pozitive për italianët.

 

“2015 është vit i frytshëm i rezultateve pozitive për familjet tona, vendit tonë, djemtë tanë. Secili prej jush mund të jetë një shtysë e rëndësishme për ringjalljen e të ardhmes së Italisë”, përfundoi fjalën e tij Napolitano.

SHKARKO APP