Presidenti Joe Biden acarohet me gazetarin e Fox: “Çfarë këlyshi k…”
Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë mbi inflacionin, presidenti amerikan, Joe Biden është acaruar teksa ka sharë nën zë gazetarin e Fox News.
“Presidenti Joe Biden u dëgjua në një moment tensionues, duke e quajtur reporterin e Fox News, Peter Doocy, një ‘këlysh kurve’ gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë mbi inflacionin”, shkruajnë mediat e huaja.
Më poshtë video dhe biseda mes Biden dhe gazetarit:
Gazetari: Ju faleminderit, do ju bëj një pyetje për inflacionin. A mendoni se inflacioni është përgjegjësi politike në zgjedhjet e mesit të mandatit?
Biden: Jo, është një aset i madh – më shumë inflacion. Çfarë këlyshi kurve!