Presidenti takon “tigrin” e qeverisë dhe kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sonte në mbrëmje ministrin e Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, të ngarkuar nga qeveria edhe për koordinimin e drejtimin e punës, ndërmjet ministrive dhe institucioneve, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga pandemia globale COVID-19.
Arben Ahmetaj quhet ndryshe edhe si “tigri” i qeverisë Rama.
Në njoftimin për shtyp të Presidencës thuhet se kreu i shtetit ka diskutuar dhe për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. “Presidenti Meta u njoh nga ministri Ahmetaj për masat e marra nga qeveria për përballimin e kësaj situate kritike, si dhe diskutoi mbi mundësinë e mbledhjes në një kohë sa më të afërt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Gjithashtu, Presidenti Meta theksoi gjatë takimit se bashkëpunimi, gjithëpërfshirja, humanizmi dhe solidariteti mbarëkombëtar do të na japë të gjithëve fuqinë e duhur pozitive për ta fituar këtë sfidë”,– thuhet në njoftimin e Presidencës.
Më pas “tigri” ka ikur dhe ka shkuar në zyrën e kryeministrit Rama.
KOHA JONË SONDAZH

