Presidenti kroat kritika Greqisë: Shqipërisë po i bëhet presion për Belerin
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç është përfshirë në çështjen e Fredi Belerit. Ai ka kritikuar ashpër presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë.
Gjatë një konference për shtyp, ku Milanoviç foli për mënyrën se si nga qeveria greke ushtrohet presion kundrejt vendeve më të vogla të rajonit. Milanoviç tha se ky është presion i drejtpërdrejtë i Greqisë mbi sistemin gjyqësor shqiptar dhe mbi politikën shqiptare.
“Kryebashkiaku i Athinës ka ardhur për të demonstruar në një fshat shqiptar. Kjo ndodh për faktin se disa javë më parë, një kandidat me etni greke, për të fituar Bashkinë e Himarës, është zënë duke vjedhur vota. Dhe ata shkojnë në Himarë për të protestuar me një grup njerëzish të tjerë dhe të kundërshtojnë vendimin. Unë e di shumë mirë çfarë ndodh atje”, deklaroi Milanoviç.