Presidenti lidh festën e pavarësisë së Kosovës me festën kombëtare të Serbisë
Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në dy festa të veçanta që janë zhvilluar në Tiranë. Fillimisht ai ishte në festën e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa më pas mori pjesë në Festën Kombëtare të Serbisë. Festa e Pavarësisë së Kosovës është më 17 shkurt, ndërsa ajo kombëtare e Serbisë më 15 shkurt. Ambasadat e dy shteteve në Tiranë kanë vendosur që ceremonitë t’i zhvillojnë ditën e sotme.
Mesazhet që ka dhënë kreu i shtetit në festën kombëtare të Serbisë kanë surprizuar të pranishmit, duke i lidhur festat kombëtare me vajzën e tij, Era.
Presidenti tha se 15 shkurti është festa e Serbisë, e Kosovës më 17 shkurt ndërsa në 16 shkurt festonte ditëlindjen e vajzës së tij, Era.