Presidenti Macron fiton zgjedhjet në Francë

Sondazhet japin një fitore të Emmanuel Macron. Ai do të ushëheqë vendin për një mandat të dytë pas fitores me 57.6% të votave.

Presidenti francez Emmanuel Macron fitoi ndaj rivales së tij të ekstremit të djathtë Marine Le Pen me një epërsi komode në zgjedhjet e së dielës, sipas parashikimeve të hershme nga katër sondazhe, duke siguruar një mandat të dytë dhe duke shmangur kështu një tërmet politik në vend.

Parashikimet e para nga kompanitë e sondazheve Ifop, Elabe, Opinionway dhe Ipsos tregojnë se zoti Macron siguroi 58.2%-57.6 të votave. Përpara votimit, sondazhet tregonin se Presidenti francez do të fitonte me 56%.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?