Presidenti Macron rezulton pozitiv me Covid-19, BBC: Kishte shfaqur simptoma të virusit

Presidenti francez Emmanuel Macron rezulton pozitiv për Covid-19.

BBC shkruan se kreu i shtetit në Francë ka kryer testin pasi ka shfaqur simptoma të koronavirusit.

Ai është izoluar menjëherë dhe po ndjek protokollin shëndetësor.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Pallati Elysee tha se Macron iu nënshtrua testit “shumë shpejt pasi iu shfaqën simptomat e para”.

Deklarata nuk specifikonte se çfarë simptomash përjetoi Macron.

Macron tani do të izolohet për shtatë ditë.

“Ai do të vazhdojë të punojë dhe të kujdeset për aktivitetet e tij në distancë,” thuhet në deklaratë.

SHKARKO APP