Presidenti Macron të martën vizitë zyrtare në Shqipëri! Nga ceremonia zyrtare, tek takimi me Begajn

Presidenti francez, Emmanuel Macron pritej që të mbërrinte në Tiranë mëngjesin e sotëm, por ai do të jetë i pranishëm në takimin e Procesit të Berlinit vetëm gjatë pasdites së këtij samiti. Të martën Macron do të zhvillojë vizitën zyrtare në Shqipëri, gjatë së cilës do të takohet kokë më kokë me homologun, Bajram Begaj në presidencë.

Axhenda e vizitës së Macron në Presidencë

Për herë të parë, vendi ynë do të vizitohet zyrtarisht nga një president Francez. Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.Nesër më 17 tetor 2023 Presidenti francez do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Më poshtë agjenda e vizitës në Presidencë:

8:25-Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës. Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj.

-Interpretohet himni kombëtar francez;
-Interpretohet himni kombëtar shqiptar;
-Kryhet kalimi para truprojës së nderit;
-Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.

Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.

Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.

08:35-09:05-Takim kokë më kokë mes dy presidentëve.

SHKARKO APP