Presidenti me kampionin Christian Demaj: Si mund të ketë fitore pa sakrifica? Si mund të ketë demokraci dhuratë?
Presidenti Ilir Meta ka ndarë sot me ndjekësit në Facebook historinë e njohjes me kampionin ndërkombëtar të boksit, Christian Demaj. Presidentit Meta shprehet se gjithë jetën do të kujtojë mesazhin që i ka ardhur në telefon, ku kampioni ndërkombëtar i boksit, Christian Demaj, pas një ndeshje të rëndësishme në karrierën e tij bënte thirrje për të marrë pjesë në manifestimin e 2 marsit në mbrojtje të Kushtetutës.
Mesazhi i plotë i kreut të shtetit, publikuar në Facebook:
“I lumtur të kaloja një drekë të paharrueshme me kampionin ndërkombëtar të boksit, Christian Demaj. Nuk do ta harroj deri sa të vdes atë natë kur në WhatsApp-in tim mbërrin një video me një boksier që sapo kishte mbaruar një ndeshje ndërkombëtare. Po ç’lidhje ka kjo me mua thashë?
Më pas dëgjova një apel të tij që bënte thirrje për të marrë pjesë në Manifestimin për mbrojtjen e Gjykatës Kushtetuese dhe se ia dedikonte këtë fitore këtij Manifestimi madhështor Mbarëkombëtar. Gjumi im u prish se nuk po kuptoja nëse ishte një video fake apo e vërtetë.
Sot u mrekullova edhe më shumë kur ndjeva patriotizmin e pafund dhe dëshirën për t’u kthyer sa më parë përgjithmonë në Shqipëri dhe pse ka lindur e jeton në Gjermani.
Duke qëndruar me kampionin pashë dhe disa shenja sakrificash nga ndeshja e fundit. Si mund të ketë fitore pa sakrifica? Si mund të ketë demokraci dhuratë?
PRANVERA KUQEZI sapo ka nisur. ??
Shqiponjat do kthehen në fole! ???
Faleminderit shqiponjë kampione! ???”
KOHA JONË SONDAZH

