Presidenti mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Profesor Panajot Bogës

Presidenti Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Profesor Panajot Bogës.

Ja se ç’shkruan Presidenti:

Me shumë trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Profesorit të nderuar dhe mjekut të shquar të Ortopedisë shqiptare, Panajot Boga.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjekësia shqiptare humbi mjekun novator e të palodhur, por edhe drejtuesin energjik dhe aplikuesin vizionar të shkencës progresive në fushën e Ortopedisë, i cili la pas një trashëgimi të vyer e model frymëzimi për brezat e rinj të mjekëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngushëllime të sinqerta familjes së dashur Boga, të afërmve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë komunitetit të mjekëve.

I përjetshëm kujtimi i Profesor Bogës!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?