Presidenti Meta 24 vite më parë: Në mbrojtje të zgjedhjeve të lira e të ndershme
Ilir Meta, sot President i Republikës, deklaronte 24 vite më parë, asokohe pjesë e Partisë Socialiste, “në mbrojtje të zgjedhjeve të lira e të ndershme”.
“Me këto zgjedhje, në Shqipëri nuk do të ketë kurrë stabilitet nëse nuk përsëriten zgjedhjet, dhe nëse komuniteti ndërkombëtar, nuk do të kujdesen për të mbajtur zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri”- u shpreh Meta në një prononcim për Associated Press, pas zgjedhjeve të kontenstuara të 26 majit 1996.
Video publikohet rreth 5 muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit në Shqipëri, kur mesazhi i kreut të shtetit mbetet i njëjtë: Zgjedhje të lira e të ndershme.