Presidenti Meta: 29 nëntori është fakt historik! Qytetarët të marrin fatet e tyre në duar

Presidenti i Shqipërisë , Ilir Meta, pas nderimeve pranë monumentit “Nëna Shqipëri” për Datën e Çlirimit dha një prononcim për mediat, duket folur edhe për debatin lidhur me datat.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit u shpreh se nuk ka asnjë debat për datat, pasi për të është vetëm 29 nëntori për çlirimin. Thirrja e Presidentit, është që gjithë shqiptarët duhet të marrin fatin e tyre në dorë për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë.

“Shqiptarët nuk e pranuan pushtimin, me qëndresën historike të Mujo Ulqinakut dhe shumë të tjerëve. E deri në ditën kur ushtria anti-fashiste shporri nga terrirori i vendit tonë edhe forcat më të fundit pa ndihmën e fuqisë së kuqe. Dha kontribut edhe përtej kufijëve duke rritur prestigjin dhe kontributin në këtë luftë të madhe që bëri të mundur edhe mbojtjen e sovranitetit të Shqipërisë.

Ne sot përkulemi me nderim para Qemal Stafës, Vojo Kushit, Margarita Tutulanit që dhanë jetën për të lënë Shqipërinë një shtet të lirë dhe të pavarur. Tutulani i shkruante të vëllait “pse na duhet atdheu”, kur të rritesh do ta kuptosh por na duhet që të jemi të lirë. Sot është më e lehtë duhet të ketë më shumë angazhim. Duhet të jetë e mundur që të gjithë ata që kanë ikur të kthehen”,- tha kreu i shtetit.

Pyetje: A jemi të rritur politikisht për të dashur atdheun?

Presidenti Meta: Mendoj se populli shqiptar ka treguar se di të ngrihet mbi përçarjet dhe forcat që duan të shterin forcat pozitive. Jam optimist se shqiptarëve u duhet ndryshim. Do të marrin fatet në duar, nuk kanë nga të presin.

Demokratët ishin dje, kur do t’i jepet debatit për datën?

Presidenti Meta: Për mua nuk ka debat për datat, është e provuar dhe argumentuar nga histografia. Nuk ka asnjë përpjekje që unë të eklipsioj LANÇ. Një pjesë e madhe e udhëheqësve të kësaj lufte u persekutuan gjithashtu, kishin qëllime të kundërta nga pushteti. Absolutisht ka qënë luftë e jashtëzakonshme që shpëtoi Shqipërinë nga ndarja. Edhe sot ka ligje që fajësojnë Shqipërinë si një vend sulmues. Falë atij gjaku ne shpëtuan shtetin tonë dhe në këtë drejtim duhet të jemi mirënjohës për atë epope të jashtëzakonshme.

SHKARKO APP