Presidenti Meta: 5% e votave të pavlefshme, të hetohen

Pas konferencës për mediat, presidenti Ilir Meta ka bërë edhe një postim në rrjetet sociale, lidhur me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Kreu i shtetit thotë se i vetmi hetim që duhet në këto momente, është ai për votat e pavlefshme. Sipas Metës, “numri rekord i më shumë se 5% të votave të pavlefshme, nga të cilat shumica absolute qartësisht nuk ka qenë e shprehje e vullnetshme e pavlefshmërisë, kërkon një hetim urgjent dhe serioz”. Referuar pjesëmarrjes, Meta shton se në raport me numrin e banorëve rezidentë brenda vendit, ajo është në shifrën e 74%.

Postimi i Presidentit Ilir Meta në Facebook
“Falenderoj të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët morrën pjesë masivisht në zgjedhjet e 25 prillit.

Referuar të dhënave zyrtare të institucioneve shtetërore, përllogaritet që nga rreth 2.242.147 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 1.661.885 qytetarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke patur parasysh pamundësimin e ushtrimit të së drejtës së votës edhe përmes akteve të njëanshme normative, pjesëmarrja rekord më 25 prill e mbi 74% të qytetarëve rezidentë në Shqipëri me të drejtë vote, është shprehje e qartë e përgjegjësisë së lartë qytetare për fatet e vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që procesi zgjedhor vazhdon, e gjithë vëmendja duhet të jetë e përqendruar në evidentimin dhe hetimin e çdo parregullsie, që ka cenuar procesin dhe deformuar vullnetin e shprehur të qytetarëve.
Numri rekord i më shumë se 5% të votave të pavlefshme, nga të cilat shumica absolute qartësisht nuk ka qenë e shprehje e vullnetshme e pavlefshmërisë, kërkon një hetim urgjent dhe serioz.

Asnjë zhvendosje fokusi, deri në fund të procesit!

I vetmi hetim i vlefshëm tani është hetimi i votave të pavlefshme!

Shashkat e provokatorëve kanë vetëm një qëllim, shpërqëndrimin nga ajo që ka ndodhur në kutitë e votimit dhe gjatë numërimit.

Më i vlefshëm se kurrë, hetimi i votave të pavlefshme, me qetësi dhe transparencë maksimale!

Çdo votë të numërohet dhe rinumërohet deri në fund sipas Kodit Zgjedhor!”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?