Presidenti Meta: Aferat e ministrave janë pasojë e dështimit të Reformës në Drejtësi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë konferencës me gazetarët, pasi bëri publike argumentet e kthimit të ligjit për koncesionin e aeroportit të Rinasit, iu përgjigj edhe interesimit të gazetarëve, që donin të dinin aksionin e tij të radhës në rast se Kuvendi nuk reflekton. Nga ana tjetër, Meta solli në vëmendje edhe Reformën në Drejtësi, që sipas tij nuk ka qenë e suksesshme, e për pasojë shumë zyrtarë kanë kryer afera.

”Lidhur më sjelljen e Kuvendit që në shumë raste nuk reflekton ndaj kthimeve dhe argumenteve të Presidentit unë bëj detyrën time. Jemi edhe në prag bërje listash dhe ju premtohet të gjithëve të ngrenë kartonin e të ulin kokën për çështje që ju rëndojnë në xhepa shqiptarëve. Paralajmërimet janë bërë nga ana e Presidencës, janë të argumentura. Nëse do kishim reformë në drejtësi të suksesshme kurrë nuk do kishin guxuar ministrat, qeveria e Kuvendi të bënin ato që bëjnë ashtu edhe afera të tjera. Pas 25 prillit çdo dëm i bërë ndaj qytetarëve do ndiqet plotësisht”,-tha ai.

Sa për situatën e pandemisë, kreu i shtetit u shpreh se ishte kryeministri Rama ai që vendosi të mos bashkëpunojë më me institucionin që ai drejton. “Unë e mblodha disa herë Këshillin e Sigurisë për pandeminë, bëra përpjekje të bashkëpunoj. Ju e dini kush ia vuri tritolin bashkëpunimit. Në spitale mungojnë pajisjet, niveli i mortalitetit në vend është i lartë”.

SHKARKO APP