Presidenti Meta, apel për të fuqizuar gratë në zonat rurale

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave të Zonave Rurale, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë apel për mbështetjen, promovimin e fuqizimimin ekonomik të grave për një familje të begatë e të shëndetshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehet se “Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave, energjisë së pashtershme, fuqisë dhe motorit të emancipimit të shoqërisë sonë, do të thotë fuqizim i familjes, komunitetit dhe i gjithë ekonomisë së vendit!

Në vijim mesazhi i plotë i Presidentit Meta

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave të Zonave Rurale, apeloj nevojën e domosdoshme për mbështetjen, promovimin dhe fuqizimin e tyre ekonomik, si një mundësi dhe kontribut real i shtuar për luftën kundër varfërisë, zhvillimit ekonomik dhe për një familje të begatë e të shëndetshme.
Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave, energjisë së pashtershme, fuqisë dhe motorit të emancipimit të shoqërisë sonë, do të thotë fuqizim i familjes, komunitetit dhe i gjithë ekonomisë së vendit!
Të rrëzojmë të gjitha barrierat që pengojnë aktivizimin, promovimin dhe përkrahjen e grave dhe vajzave në jetën ekonomike, politike dhe sociale të vendit, si një objektiv i përbashkët për progres të metejshëm shoqëror.??

 

SHKARKO APP