Presidenti Meta: Asnjë surprizë nga Kuvendi i mbetjeve
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për rrëzimin e dekretit kundër ndryshimeve Kushtetuese nga Kuvendi. Në një postim në Facebook, Meta shprehet se nuk është i surprizuar nga qëndrimi i PS dhe Kuvendit të inceneratorëve.
“Asnjë surprizë nga Kuvendi njëpartiak i inceneratorëve dhe mbetjeve! Me qetësi dhe dashuri! Nesër më ndiqni tek “Zonë e Lirë” e Arian Çanit!”,- shkruan kreu i shtetit.
Ndryshimet e njëanshme në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor u kthyen në Kuvend nga Presidenti i Republikës me kërkesë të autoriteteve më të larta të Bashkimit Europian. Me aktin e sotëm, Kuvendi dhe PS nuk ka rrëzuar thjesht një dekret të Ilir Metës, por dhe negociatat e vendit me BE.
Lexoni edhe…
- Rama i shpall zyrtarisht luftë BE-së, Kuvendi miraton me 96 vota ndryshimet në Kodin Zgjedhor
- Michael Gahler: Nxitimi i njëanshëm për Kodin Zgjedhor shtyn integrimin
- Rrëzimi i dekretit, reagon Presidenti Ilir Meta
Asnjë surprizë nga Kuvendi njëpartiak i inceneratorëve dhe mbetjeve!
Me qetësi dhe dashuri!
Nesër më ndiqni tek “Zonë e Lirë” e Arian Çanit!
Posted by Ilir Meta on Thursday, October 29, 2020
KOHA JONË SONDAZH

