Presidenti Meta: Basha është ndihmësi më i vetëdijshëm i Ramës

Presidenti Ilir Meta, i ftuar këtë mbrëmje në ”TPZ”, tha se kreu i PD-së Lulzim Basha është ndihmësi më i vetëdijshëm i kryeministrit Edi Rama.

”Zoti Basha për fatin e keq, është ndihmësi më i vetëdijshëm i Ramës, në kapjen e sistemit të drejtësisë në mënyrë të mirëkoordinuar me të. Ka bojkotuar kur duhej të merrte pjesë në Reformën në Drejtësi. I ka krijuar mundësi të kapë. Ato 69 vota për prokuroren Arta Marku, që bëri shashka nuk e çoi në Kushtetuse. Për ta ndihmuar, është i detyruar të bëjë gjëra të tilla qesharake”.

SHKARKO APP