Presidenti Meta bisedë telefonike me presidentin slloven: Bashkëpunim për situatën e COVID-19

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Të dy Presidentët ndanë të njëjtat shqetësime rreth përkeqësimit të situatës epidemiologjike të pandemisë COVID-19 në rajonin tonë.

Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e një bashkëpunimi më intensiv ndërmjet vendeve tona, për të ndërtuar një strategji që do të mundësonte daljen sa më të sigurtë dhe të shpejtë nga pandemia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krerët e shteteve vlerësuan marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe shprehën besimin se ky bashkëpunim do të forcohet edhe më tej në të ardhmen në të gjitha fushat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Meta i shprehu Presidentit Pahor mirënjohjen për mbështetjen solide që Sllovenia i ka dhënë në vijimësi procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?