Presidenti Meta: Boll kanë folur në emër të POPULLIT shqiptar! Secili e cakton dhe e zgjedh vetë fatin e tij

Presidenti i Republikë Ilir Meta, në një postim në Facebook ka shkëputur një pjesë nga konferenca e djeshme me gazetarët, ku bëri deklarata të forta.

Unë nuk e zgjedh fatin e askujt. Secili e cakton vetë dhe e zgjedh vetë fatin e tij.” Ky është mesazhi që ka ripërsëritur presidenti Ilir Meta duke u ndalur te çështja e referendumit për ndryshimet kushtetuese.

Mesazhi i plotë i kreut të shtetit

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë nuk e zgjedh fatin e askujt. Secili e cakton vetë dhe e zgjedh vetë fatin e tij.
Por që dikush të marrë guximin e të flasë në emër të POPULLIT shqiptar, ky është një guxim që vjen vetëm nga MARRËZIA, ose nga probleme të tjera, por kurrsesi që nuk vjen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
Boll e kanë lënduar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë! Boll e kanë lënduar POPULLIN shqiptar! Boll kanë folur në emër të POPULLIT shqiptar! Nuk ka asnjë diktator apo asnjë kandidat për diktator që nuk flet në emër të të gjithë POPULLIT.
POPULLI FLET VETË! ??

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3173326636046921

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?