Presidenti Meta: Buxheti po shkon për PPP-të, të shkurtohen pagesat për koncesionet e qeverisë
Presidenti i Republikës Ilir Meta i është rikthyer edhe njëherë tjetër buxhetit të qeverisë për 2021, ku thotë se buxheti i shtetit po shkon për PPP-të. Përmes një postimi në facebook, kreu i shtetit nënvizon se duhet që të shkurtohen pagesat për koncesionet e qeverisë, pasi po jepen shumë para në këtë lloj forme.
Postimi i plotë i Presidentit Meta në facebook
Do RRITEN gati me DY HERË pagesat për PPP-të me mbështetje buxhetore, nga 7.9 MILIARD LEKË në vitin 2020, në 14.5 MILIARD LEKË në vitin 2021. TË SHKURTOHEN pagesat për PPP-të dhe TË SHTOHEN fondet për GRUPET më TË PREKURA nga COVID-19.