Presidenti Meta: Covid-19 nuk ndalet me propagandë! Shëndeti dhe jeta e shqiptarëve të jenë prioritet absolut

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka publikuar të dhënat e përpunuara nga “Zëri i Amerikës” që tregojnë se numri të prekurve me koronavirus, ditët e fundit, është rritur me 20.4 për qind.

Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shkruan se “Ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit. Nevojitet një plan i qartë, që duhet ta kishim prej kohësh, për menaxhimin efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës.”

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta në Facebook: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga “Zëri i Amerikës”, numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4830, ose 20.4 përqind më shumë se një javë më parë.
Ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit.
Nevojitet një plan i qartë, që duhet ta kishim prej kohësh, për menaxhimin efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës.
COVID-19 nuk ndalet me propagandë.
Shëndeti dhe jeta e shqiptarëve duhet të jenë prioritet absolut. 🇦🇱

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga “Zëri i Amerikës”, numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4830, ose 20.4…

Posted by Ilir Meta on Tuesday, January 26, 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?