Presidenti Meta dekoron ”katër muskëtjerët”: Mundja edukon rininë me cilësitë më të mira njerëzore

Me fjalët që mundja është një disiplinë sportive, që e edukon rininë me disa nga cilësitë më të mira të shoqërisë njerëzore, Presidenti Ilir Meta ka bërë me dije se ka dekoruar ‘katër muskëtjerët”: Fuat Brahi, Alfred Bardeli, Shkëlqim Troplini dhe Hysen Omi. Sipas kreut të shtetit, të katër janë kampionë dhe trajnerë të rezultateve të shkëlqyera, që kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në arenat sportive ndërkombëtare, në një periudhë të vështirë për vendin, duke na bërë krenarë të gjithëve.

Postimi i plotë

Mundja është një disiplinë sportive, që e edukon rininë me disa nga cilësitë më të mira të shoqërisë njerëzore: ndershmërinë, integritetin, disiplinën, këmbënguljen dhe punën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një meritë për transmetimin e këtyre vlerave tek gjeneratat e reja, për përgatitjen e mundësve të dalluar, si dhe për zhvillimin e këtij sporti burrëror e me tradita kombëtare kanë “Katër Muskëtjerët”, Fuat Brahi, Alfred Bardeli, Shkëlqim Troplini dhe Hysen Omi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të katër kampionë dhe trajnerë të rezultateve të shkëlqyera, që kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në arenat sportive ndërkombëtare, në një periudhë të vështirë për vendin, duke na bërë krenarë të gjithëve.

Për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë për mundjen shqiptare, për punën e palodhur dhe rezultatet e larta të arritura, brenda e jashtë vendit, i vlerësova me Titullin e lartë dhe të merituar “Mjeshtër i Madh”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?