Presidenti Meta dekoron sportistët e Vlorës me titullin ”Mjeshtër i madh”

Këtë të dielë, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekoruar sportistës e Vlorës me titullin ”Mjeshtër i madh”, për disa prej personaliteteve më të shkëlqyera të ekipit të mundjes së “Flamurtarit”, kampionin e paharruar Safet Abazi, si dhe mjeshtrat e shquar të mundjes klasike, Ruzhdi Zeneli, Shkëlqim Korkaj, Ilirjan Korkaj dhe Fitus Korkaj. Nga ana tjetër, ai thotë se ”Pata kënaqësinë të nderoja gjithashtu Kampionin e Botës dhe të Europës në bilardo, Roland Panozaqi, peshëngritësin e talentuar, Edmond Gjoka, si dhe kampionin e më pas trajnerin e ping-pongut, Kastriot Rukaj”.

Mesazhi i plotë

Vlora ka qenë dhe mbetet djepi i sportistëve të talentuar, të cilët kanë arritur rezultatet më të larta në të gjitha disiplinat, duke nderuar fanellën e ‘Flamurtarit’ dhe përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Ndihem shumë i lumtur, që në qytetin e tyre të lindjes, të vlerësoja me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” disa prej personaliteteve më të shkëlqyera të ekipit të mundjes së “Flamurtarit”, kampionin e paharruar Safet Abazi, si dhe mjeshtrat e shquar të mundjes klasike, Ruzhdi Zeneli, Shkëlqim Korkaj, Ilirjan Korkaj dhe Fitus Korkaj.

Pata kënaqësinë të nderoja gjithashtu Kampionin e Botës dhe të Europës në bilardo, Roland Panozaqi, peshëngritësin e talentuar, Edmond Gjoka, si dhe kampionin e më pas trajnerin e ping-pongut, Kastriot Rukaj.

Mbështetur mbi këto tradita dhe trashëgimi të shkëlqyer, t’i orientojmë dhe t’i edukojmë të rinjtë vlonjatë drejt sportit, edukimit cilësor e vlerave qytetare, për t’i larguar ata nga veset dhe për t’i rikthyer “Flamurtarit” shkëlqimin e dikurshëm, në të gjitha disiplinat sportive.

SHKARKO APP