Presidenti Meta dekreton dy ligje të Qeverisë: Me rëndësi edhe zbatimi i tyre me përpikmëri

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar me shpallje dy ligje të mazhorancës socialiste.

Sipas kreut të shtetit, “ndryshimet ligjore që synojnë përmirësimin e legjislacionit për lehtësimin e klimës së bizneseve, të cilat kryejnë veprimtari ekonomike në import-eksport në fushat e ushqimit dhe ushqimit për kafshë; marrja e masave për sigurinë ushqimore; dhe sanksionimi në ligj i detyrimit për hartimin e miratimin e një Strategjie për Sigurinë Ushqimore, janë të mirëpritura”.

 

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje:

1) Ligjin nr. 10/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin”, të ndryshuar”; dhe
2) Ligjin nr. 11/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Ndryshimet ligjore që synojnë përmirësimin e legjislacionit për lehtësimin e klimës së bizneseve, të cilat kryejnë veprimtari ekonomike në import-eksport në fushat e ushqimit dhe ushqimit për kafshë; marrja e masave për sigurinë ushqimore; dhe sanksionimi në ligj i detyrimit për hartimin e miratimin e një Strategjie për Sigurinë Ushqimore, janë të mirëpritura.

Është me rëndësi që institucionet shtetërore të angazhohen jo vetëm në hartimin e strategjive publike në këtë drejtim, por edhe në zbatimin e tyre me përpikmëri, duke forcuar kontrollin ndaj sigurisë ushqimore, në mbrojtje të konsumatorit.

SHKARKO APP