Presidenti Meta dekreton ligjin: Njihet e drejta e sportistëve për të përfituar pension të posaçëm

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar ditën e sotme shpalljen e një tjetër ligji të qeverisë. Në njoftimin e Institucionit të Presidentit të Republikës sot më 4 qershor 2020, thuhet se “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar me shpallje Ligjin nr. 65/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, ‘Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”. Presidenti Meta mbështet këtë nismë që synon rritjen e vlerësimit të kontributit të dhënë ndër vite nga sportistët, duke u njohur të drejtën për të përfituar pension të posaçëm”.

DEKRET PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

Swiss Digital Desktop Reklama

Dekretoj

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpalljen e ligjit nr. 65/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, ‘Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.

Nr. Dekretit 11497

Tiranë, më 02.06.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS ,ILIR META

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?