Presidenti Meta dekreton ligjin për blerjen e pajisjeve mjekësore

Lidhur me situatën në vend, mësohet se Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar këtë të enjte ligjin për blerjen e pajisjeve mjekësore. Për herë të parë regjistrimi i pajisjeve mjekësore do të kryhet përpara hyrjes së tyre në treg, dhe kjo sipas Manastirliut do të rrisë sigurinë për për pacientët.

Në ligj përcaktohet një proces licensimi për pajisjet mjekësore, që nuk ekzistonte më parë. Gjithashtu do të vendosen rregulla të mirëpërcaktuara edhe për blerjen e pajisjeve online, i monitoruar nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Për herë të parë do të ketë një listë të rimbursueshme të pajisjeve mjekësore që rimbusohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, me qëllim garantimin e aksesit në ofrimin e kujdesit shëndetësor të të gjithë qytetarëve.

Po kështu janë shtuar 8 penalitete për subjektet që shkelin ligjin, duke filluar nga masat administrative me gjobë për mosdeklarim importi apo vendosjen në treg të pajisjeve në kundërshtim me ligjin, deri në revokim license në rast të shkeljes së rregullave më shumë se një herë.

SHKARKO APP