Presidenti Meta: Demokracia pas 25 prillit më normale se para zgjedhjeve
Presidenti Meta në një prononcim për mediat nga Korça është shprehur se më në fund në vend demokracia është në situatë më normale se sa periudha katastrofike para zgjedhjeve të 25 prillit, por gjithsesi se gjendja mbetet mjaft problematike, sipas tij.
“Situata me demokracinë në vend është në një gjendje problematike, nuk është siç do të donin shumë përfshi edhe mua pas 25 prillit, por padiskutimin është më mirë se para 25 prillit, në kushtet e mungesës së një parlamenti kushtetues e funksional, zero opozitë. Aktualisht pas 25 prillit, janë mundësitë për rivendosjen e plotë të demokracisë, për një parlament funksional dhe ai është qëllimi im kryesor”- u shpreh Meta.