Presidenti Meta: Deputetët morën para për të votuar shkarkimin
Në konferencën me gazetarët pas votimit në Kuvend me 104 vota pro shkarkimit, Presidenti Ilir Meta tha se deputetët morën para për të votuar pro vendimit të socialistëve. Teksa tha se është i ”gatshëm për takimin e 10 majit”, duke nënkuptuar kështu se procedura e ndjekur nuk ishte sipas rregullores, pasi pretendimet e kreut të shtetit nuk u dëgjuan. ”Deputetët morën para për të votuar shkarkimin. Është keq kur mësohesh me 120 kartona jeshilë, e them edhe njëherë”,-tha Meta.