Presidenti Meta: Djegia e mandateve, vendim i çmendur dhe anti-shqiptar
Edhe për Ilir Metën, djegia e mandateve nga opozita në 2019, ishte një vendim i çmendur dhe anti-shqiptar. Kreu i shtetit tha se ai ka qenë kundër vendimit të PD-së, ndërsa shtoi se Lulzim Basha dëgjoi dy diplomatë të cilët e bindën për aktin e paimagjinueshëm.
“Dëgjoi vetëm dy diplomatë dhe bënë aktin e paligjshëm të dorëzimit të mandateve. Ilir Meta ka qenë kundër djegies së mandateve. Për herë të parë po them që LSI-ja ka qenë ajo që e ka penalizuar dhe dënuar Ilir Metën, duke e mbështetur këtë vendim të Lulzim Bashës.
Dua t’i them, çdo opozitari, të çdo partie, që pas bojkotit 6 mujor të opozitës nga parlamenti, ka qenë Ilir Meta, që i ka kthyer në parlament për ndryshimet në buxhetin e arsimit, duke qene se studentët ishin në rrugë në grevë të plotë.
Kur lanë mandatet, nga Gjermania u kam thënë kjo është e papranueshme, opozita të bëjë një hap pas dhe qeveria dy hapa”,-tha në ”Çim Peka Live”.